Kosova mposhtet me rezultat 7 me 0 nga Belgjika

Kombëtarja e Kosovës  në kategorinë e vajzave ka pësuar humbje me rezultat të thellë 7-0 ndaj Belgjikës, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2023.

Belget e nisën furishëm lojën duke shënuar për 1-0 me Vanhaevermaetin në minutën  3-të.

Për 2-0 shënoi Cayman në minutën e 9-të.

Belgjika nuk u ndalë duke shënuar me Wullaert, De Caigny dhe Vanhaevermaet në minutat e 16-të, 28-të dhe 36-të për rezultatin 5-0 në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë belget i shënuan edhe dy gola në minutat e 51-të dhe 69-të me Tessa Wullaertin.

Pas kësaj fitoreje Belgjika pozicionohet në vendin e parë me shtatë pikë.

Kurse, Kosova mbetet në vendin e pestë me një pikë, me dy humbje dhe një barazim nga tri ndeshje.