Ministrja Gërvalla pret në takim homologen nga Belgjika

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) Donika Gërvalla- Schwarz, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib.

Takimi do të mbahet i mbyllur. Ndërsa pas takimit, do të ketë konferencë për medie.

Ministrja Lahbib pas takimit më Gërvallën pritet të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Pas takimeve me Osmanin dhe Kurtin nuk është paralajmëruar konferencë për media.