Majlinda Kelmendi, Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos pa Majlinda Kelmendin dhe Loriana Kukën

Kombëtarja e Kosovës në xhudo do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos me pesë xhudist.

Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka nuk do të marrin pjesë në këtë garë, pasi trajneri Driton Kuka nuk dëshiron t’i ngarkojë para lojërave Olimpike.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos që mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kampionati Botëror i Xhudos nisë më 6 qershor dhe mbaron më 13 qershor të këtij viti.