Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Shkup

Kombëtarja e Kosovës A, në futboll ka mbërritur në Shkup, para ndeshjes që do ta zhvillojë nesër ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut është më e rëndësishme për “Dardanët”, deri më tani.

Maqedoni e Veriut – Kosovë, do të luhet të enjten, nga ora 20:45, në stadiumin “Todor Proeski”, në Shkup, në kaudër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve në Ligën D.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet në finale me fituesin e ndeshjes Gjeorgji- Bjellorusi.

Nëse Kosova triumfon në këto dy ndeshje e siguron kualifikimin historik në Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes sot do ta mbajnë stërvitjen e fundit nga ora 18:00.