Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA

Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Kosova – Mali i Zi

Kosova do ta luajë një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Dardanët” do të përballen ndaj Malit të Zi më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sot do të dalin në shitje biletat për këtë sfidë.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës “online” www.tiks.app.

Këto janë çmimet e biletave: Veri dhe Jug 5 euro Lindje 10 dhe 15 euro Perëndim 15 euro dhe 20 euro VIP 80 euro.

Kosova – Mali i Zi, zhvillohet me 14 tetor nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurse para këtij takimi, Kosova luan ndaj Gjibraltarit po në “Fadil Vokrri” me 10 tetor.