Shabani fiton medaljen e bronztë në kampionatin 'Gaziantep 2022'

Karateisti i Kosovës Elhami Shabani ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë “Gaziantep 2022”, ka njoftuar Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

“Edhe një përfaqësim i dinjitetshëm i vendit tonë. Karateisti ynë Elhami Shabani, fitoi medaljen e bronztë të Evropës në Kampionatin Evropian të Karatesë “Gaziantep 2022”, kategoria -75 kg. Urime për sportistin dhe gjithë komunitetin e karatesë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Karateisti Elhami Shabai i ka sjellë medalje Kosovës edhe më parë.

Karateistët Elhami Shabani dhe Herolind Nishevci fitojnë medalje në Kampionatin Ballkanik