Hendboll: Kosova në grup me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në kategorinë e djemve, sot ka mësuar emrat e shteteve kundërshtare për kualifikimet për “Euro 2022”.

Shorti për Europianin e ardhshëm në hendboll është tërhequr sot pasdite.

Kosova ka rënë në grupin e tetë dhe do të përballet me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë.

Suedia ishte në vazon e parë, Mali i Zi në të dytën, kurse Rumania në vazon e tretë.

Kualifikimin për europian e sigurojnë vetëm vendi i parë dhe i dyti, por ka gjasa që të kualifikohet edhe prej pozitës së tretë.