Gjilani fiton në Podujevë

Gjilani është rikthyer te fitoret duke e mposhtur Llapin në Podujevë me rezultat 0-1, në kuadër të xhiros së dytë në Superligë, pas humbjes në xhiron e kaluar me rezultat 4-0 nga Feronikeli.

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Darko Nikac.

Nikac golin e fitores e shënoi në minutën e 62’ pas asistimit të Gerhard Prognit.

Pas kësaj fitoreje Gjilani grumbullon tri pikë, duke e realizuar një fitore dhe një humbje nga dy xhiro në Superligë.