Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës

Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet sot nga ora 20:45, ndërmjet Dukagjinit dhe Llapit, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se këtë takim do ta drejtojë gjyqtari Genc Nuza, me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.

Skuadra e cila do ta fitojë Kupën e Kosovës do të marrë pjesë në garat Europiane, në Europa Conference League, pra jo në Ligën e Europës.

Kjo pasi UEFA ka krijuar një garë të re si UEFA Europa Conference League, ku do të luajnë fituesit e Kupës dhe vendet e dyta të kampionatit nga 26 vende.

Kampionatet që janë në ranglistën nga pozita e 29-të deri në atë 55, do të jenë pjesë e kësaj gare, ku bëjnë pjesë edhe klubet e Kosovës.