Fituesit e Kupës së Kosovës që nga paslufta në futboll

Fituesi i Kupës së Kosovës për sezonin 2020/2021, do të bëhet i ditur të mërkurën në mbrëmje.

Dukagjini – Llapi, do të jetë finalja e Kupës së Kosovës, e cila do të luhet më 12 maj të mërkurën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dukagjini ka eliminuar Istogun në gjysmëfinale.

Kurse, Llapi ka eliminuar Prishtinën duke u konsideruar favorite në këtë finale.

Skuadra e cila do ta fitojë Kupën e Kosovës do t’i sigurojë kualifikimet për Konferencë League.

Më poshtë mund t’I shihni fituesit e Kupës së Kosovës që nga paslufta:

1999–00 KF Gjilani
2000–01 KF Drita
2001–02 KF Besiana
2002–03 KF KEK
2003–04 KF Kosova Prishtinë
2004–05 KF Besa
2005–06 KF Prishtina
2006–07 KF Liria
2007–08 KF Vëllaznimi
2008–09 KF Hysi
2009–10 KF Liria
2010–11 KF Besa
2011–12 KF Trepça’89
2012–13 KF Prishtina
2013–14 KF Feronikeli
2014–15 KF Feronikeli
2015–16 KF Prishtina
2016–17 KF Besa
2017–18 KF Prishtina
2018–19 KF Feronikeli 
2019–20 KF Prishtina 
2020–21 KF Dukagjini ose KF Llapi