Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dukagjini – Llapi, mbyllet pjesa e parë pa gola

Ka përfunduar pjesa e parë mes Dukagjinit dhe Llapit me rezultatin 0-0, ndeshje që po luhet në kuadër të Kupës së Kosovës.

45 minutëshi i parë u karakterizuar me shumë ndërprerje për shkak të ndërhyrjeve të palejuara nga të dy skuadrat.

Llapi kishte mundësi të mirë në minutën e 33’ me Edon Sadriun, por goditjen e tij e priti portieri Altik Muhaxheri.

Rastin më të mirë për gol e pati Ahmed Januzi në minutën e 39’ i cili goditi jashtë portës.

Skuadra e cila do ta fitojë Kupën e Kosovës do të marrë pjesë në garat Europiane, në Europa Conference League, pra jo në Ligën e Europës.

Kjo pasi UEFA ka krijuar një garë të re si UEFA Europa Conference League, ku do të luajnë fituesit e Kupës dhe vendet e dyta të kampionatit nga 26 vende.Kampionatet që janë në ranglistën nga pozita e 29-të deri në atë 55, do të jenë pjesë e kësaj gare, ku bëjnë pjesë edhe klubet e Kosovës.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com