Fund dramatik në ndeshjen Gjilani – Ulpiana

Ulpiana e ka befasuar Gjilanin duke e mposhtur me rezultat 2-3 në kuadër të xhiros së pestë në Superligë.

Gjilani kaloi në epërsi me mesfushorin Besar Musolli në minutën e 47’.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 50’ me Santosin.

Ulpiana kaloi në epërsi me Santosin nga penalltia në minutën e 69’.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 86’ me Fiton Hajdarin.

Golin e fitores për Ulpianën e shënoi Shala në minutën e 90+9’.

Ulpiana pozicionohet në vendin e tetë me pesë pikë.

Kurse, Gjilani në vendin e pestë me gjashtë pikë.