Flamurtari dhe Drenica përfundon pa fitues

Flamurtari dhe Drenica kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola, të shtunën në kryeqytet në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit tonë.

Kuqezinjtë nga Skenderaj arkëtuan një pikë të rëndësishme në udhëtim në Prishtinë, ashtu siç bën tri ditë më parë kundër Prishtinës.

Ballafaqimi mes flamurtarasve dhe drenicasve, ka dhënë një lojë mesatare, me disa raste për gola, por asnjëra skuadër nuk ia doli që të paktën një herë ta çojnë topin në rrjetë.

Drenica më këtë barazim ngjitët në pozitën e shtatë më 11 pikë, kurse, Flamurtari