Feronikeli e mbyll pjesën e parë me epërsi dyfishtë ndaj Gjilanit

Feronikeli e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0, ndaj Gjilanit, ndeshje e cila po luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Golashënues i dyfishtë në këtë ndeshje është sulmuesi nga Shqipëria, Bedri Greca.

Greca i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14’ pas asitimit nga Mendurim Hoti.

Për 2-0, Greca shënoi në minutën e 42’.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të xhiros së parë në Superligë.