Enis Bardhi - shpëtimtari i Levantes

Enis Bardhi ka shënuar përsëri nga pika e bardhë për ta shpëtuar ekipin e tij Levante në ndeshjen me Atletico Madridin.

Kur u mendua se Atletico do të shënonte gol, në minutën e 90-të të ndeshjes në momentin që futbollisti i Atleticos, Renan Lodi, luajti me dorë në zonë, gjyqtari i ndeshjes Pablo Gonzales akordoi penallti për Levanten pasi e shikoi edhe një hërë vendimin e tij në sistemin VAR.

Përgjegjësinë për të shutuar penalltinë e mori përsëri Bardhi i cili nuk gaboi dhe barazoi rezultatin në 2:2.

Pas kësaj xhiroje Atletico gjendet në pozitën e gjashtë me 19 pikë të grumbulluara ndërsa Levantë në pozitën e 19-të me gjashtë pikë.

Javën tjetër Atletico e pret në shtëpi Betisin ndërsa Levante luan përsëri në shtëpi përballë Granadës.

https://streamwo.com/XyIr6tm