Enis Bardhi shënon gol kundër Atletico Madridit

Futbollisti shqiptar që luan për Levanten, Enis Bardhi, ka arritur që të shënojë nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin në 1 :1 kundër Atletico Madridit.

Ishte minuta e 37-të e takimit ku Enis Bardhi shënoi nga pika e bardhë.

Rezultati momental është 1 me 1 ndërsa skuadrat kanë shkuar në pushim.

Levante-Atletico Madrid po zhvillojnë ndeshjen e tyre në kuadër të javës së 11-të në Ligën spanjolle.

Pas 10 xhirove të zhvilluara Levante gjendet në pozitën e parafundit në tabelë me gjashtë pikë të grumbulluara kurse Atelico gjendet në pozitën e gjashtë me 16 pikë të grumbulluara.