Ekipi i Enis Bardhit shkarkon trajnerin

Ekipi ku luan futbollisti shqiptar Enis Bardhi, Levante ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Javier Pereira.

Javier Pereira morri drejtimin e Levantes në ndeshjen kundër Getafes dhe që nga atëherë ai ka udhëhequr Levante në shtatë ndeshje në kuadër të Ligës Spanjolle të Futbollit.

Pos trajnerit, Levante ka larguar nga detyra edhe tre anëtarë të tjerë të klubit, David Navarro, Manuel Fajardo si dhe Manolo Salvador.

“Levante ka falënderuar të gjithë për angazhimin në klub dhe ju ka uruar suksese” thuhet në komunikatën e klubit.

Trajner i përkohshëm i klubit pritet të jetë, Alessio Lisci.