Dy futbollistë të rinj të Ballkanit infektohen me coronavirus

Dy futbollistë të rinj të klubit të Ballkanit, janë diagnostikuar me coronavirus.

Ballkani e ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare në “facebook”, se bëhet fjalë për dy vllezë të shkollës së futbollit.

Klubi suharekas njofton të dy lojtarët prindin e kanë mjek.

“Në emër të Ballkanit, respektivisht presidentit të klubit dhe gjithë fëmijëve të shkollës së futbollit si dhe trajnerëve, u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushën e futbollit. Qëndroni të fortë kampionë”, ka njoftuar Ballkani.