Dy basketbollistët e Prishtinës në top – shënuesit në FIBA Europe Cup

Klubi i basketbollit Prishtina nuk arriti të kalojë fazën e parë të grupeve në FIBA Europe Cup, por disa prej lojtarëve të kryeqytetasve kanë bërë paraqitje të mira.

Sipas statistikave për ndeshje, Dardan Berisha ishte koshashënuesi më i mirë me 27,7 pikë për ndeshje, kurse Divine Myles me mestaren 22.2 pikë për ndeshje.

Këto statistika i ka bërë të ditur faqja zyrtare e FIBA Europe Cup.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e FIBA Europe Cup.

Dy basketbollistët janë anëtarë të Kosovës në basketboll.

Ndërkohë, sa i përket kërcimeve, Fahro Alihoxhiq ndodhet në vendin e tretë me 11.2 kërcime për ndeshje.
Dardan Berisha nuk ndodhet vetëm në listën e top-shënuesve, por edhe të asistuesve. Ai renditet i treti me 7.3 asistime për ndeshje në tri takime sa ka luajtur.