Drita ngec ndaj Drenicës në Skenderaj (Foto)

Drita nuk ka arritur më shumë se nja barazim me rezultat 1-1, ndaj Drenicës, e cila u zhvillua në Skenderaj në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.

Drita kaloi në epërsi në minutën e 38’ me sulmuesin brazilian Gilberto Fortunato i cili realizoi me kokë pas harkimit të Izair Eminit.

Pjesa e parë përfundon me rezultatin 1-0, për Dritën.

Vendasit arritën ta gjejnë golin e barazimit në minutën e 88’ me Diar Prokshin.

Pas këtij barazimi Drita mbetet në vendin e dytë me 18 pikë.

Ndërsa Drenica në vendin e tetë me nëntë pikë.