Drita mposht Drenicën në Skenderaj

Drita ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Drenicën me lehtësi me rezultat 0-3, në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.

Almir Ajzeraj shënoi për 0-1, në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 48’, Fidan Gërbeshi e dyfishoi epërsinë e mysafirëve duke shënuar nga penalltia.

Për rezultatin përfundimtar 0-3, shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 89.

Pas kësaj fitoreje Drita mbetet në vendin e parë me 39 pikë, me një ndeshje më shumë se Ballkani që pozicionohet në vendin e dytë me 35 pikë.

Kurse, Drenica pozicionohet në vendin e tetë me 18 pikë.

Në xhiron e ardhshme Drita e pret në shtëpi Arbërinë.

Kurse, Drenica i shkon Trepçës ’89 në udhëtim.