Drita mposht Drenicën në Skenderaj

Drita ka shënuar fitore të lehtë ndaj Drenicës me rezultat 0-3, në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kapiteni Ardian Limani shënoi për 0-1, në minutën e 9’.

Xhevdet Shabani e dyfishoi epërsinë në minutën e 50’.

Për rezultatin përfundimtar 0-3, shënoi Festim Alidemaj në minutën e 65’.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e  dytë me 73 pikë.

Kurse, Drenica në vendin e gjashtë me 42 pikë.

Në xhiron e ardhshme Drita luan ndaj Arbërisë.

Kurse, Drenica luan ndaj Trepçës ’89.