Drita lidere e Superligës, mposht Flamurtarin (FOTO)

Drita e ka nisur fazën e tretë në Superligën e Kosovës me fitore, duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 23-të në Superligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Astrit Fazliu në minutën e 26’ duke shënuar me kokë pas asistimit nga Xhevdet Shabani.

Pas kësaj fitoreje Drita e rrëmben vendin e parë me 46 pikë, së paku deri të dielën kur luan Ballkani ndaj Drenicës në Suharekë.

Flamurtari pas kësaj humbje mbetet në vendin e tetë me 28 pikë.