Drenica ndalet nga Besa

Drenica ka dështuar që të fitojë ndaj Besës së Pejës, duke barazuar me rezultat 0-0.

Vendasit ishin më të mirë në këtë takim duke tentuar golin, por nuk ia arritën qëllimit, pasi mysafirët luajtën mençur në fazën e mbrojtjes.

Pas këtij barazimi Drenica mbetet në vendin e 9-të me 20 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë.

Kurse, Besa në vendin e fundit me vetëm 7 pikë.