Delegohen gjyqtarët për xhiron e 10-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, ka bërë të ditur se ka deleguar gjyqtarët për xhiron e 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Xhiroja e 10-të do të luhet të shtunën dhe të dielën.

Tri ndeshje luhen të shtunën, kurse dy të dielën.

Të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 13:30.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Llapit dhe Dritës, të dielën në Podujevë, që gjykohet nga Visar Kastrati.