Conte zyrtarisht trajner i Tottenham

Antonio Conte është edhe zyrtarisht trajneri i ekipit londinez , Tottenham.

Këtë e ka bërë të ditur, klubi londinez përmes një video të publikuar në Twiiter.

Rezultatet jo të mira të Tottenham në ndeshjet e fundit bënë që ekipi londinez të ndryshoj timonierin e klubit.

Para Contes në krye të Tottenham ishte Nuno Espirito Santo.

Conte do të jetë në krye të Tottenham deri në qershor të vitit 2023.

Kujtojmë që Conte në Premierligë ka qenë trajner i skuadrës së Chelseat duke e fituar titullin e ligës.

Conte pritet të emërohet trajner i Tottenhamit