Milani ëndërron transferimin e Contes

Maurizio Sarri, Gian Pero Gasperini dhe Rudi Garcia, raportohet se janë në listën e Milanit për ta zëvendësuar Genarro Gattuson për postin e trajnerit.

Por, ëndrra për skuadrën milaneze mbetet trajneri italian Antonio Conte.

Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, Gattuso me paraqitjet e fundit me skuadrën e Milanit i ka bindur drejtuesit se ai duhet të largohet në fund të sezonit.

Milani e ka të qartë se cilët janë trajnerët potencial për sezonin e ri, por mundësia më e mirë për ta është Conte.

Për Conten, të interesuar janë edhe skuadra e Romës, Interit dhe Juventusit, prandaj Milani do ta ketë të vështirë që të nënshkruajë me të.

Kujtojmë se Milani i Gattusos mbrëmë u eliminua nga Lazio në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Conte skuadrën e fundit që e udhëhoqi ishte Chelsea.