Conte pranon se ka probleme te Totteham pas situatës me COVID-19

Trajneri i klubit Tottenham, Atonio Conte është shprehur se situata në klubin e tij është alarmante pas rasteve të shfaqura me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi goal.com.

Në një konferencë për media, para sfidës kundër Rennes në kuadër të Ligës së Konferencës, Conte u shpreh se situata në klub është alarmante.

“Tetë lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit, por problemi është se çdo ditë kemi njerëz me COVID-19, njerëz që dje nuk ishin pozitiv dhe sot janë dhe ne po vazhdojmë të kemi kontakte me ta. Është një problem serioz”, është shprehur italiani.

Ai ka thënë se të gjithë kanë familje dhe se kjo gjendje është e frikshme.

“Të gjithë janë pak të frikësuar. Njerëzit kanë familje. Pse duhet të rrezikojmë? Kjo është pyetja ime. Sot, dy pozitive. Dhe nesër, kush? Unë? Nuk e di. Më mirë unë se një lojtar me siguri, por unë mendoj se nuk është e drejtë për të gjithë. Ne kemi kontakte me familjet tona”, është shprehur Conte.

Tottenham luan të enjten kundër Rennes në kuadër të Ligës së Konferencës ndërsa në fundjavë në kuadër të Ligës angleze do të përballet kundër Brighton.