Chelsea, Tottenham, Liverpool kërkojnë gjysmëfinalen e Carabao Cup të Anglisë

Sonte zhvillohen tre ndeshjet çerekfinale në kuadër të kupës “Carabao Cup” në Angli.

Ekipet Chelsea, Tottenham dhe Liverpool kërkojnë që të arrijnë në gjysmëfinale.

Chelsea do të përballet me Brentford, Totteham pritet të përballet në një sfidë të vështirë kundër West Ham United, ndërsa Liverpool kundër Leicester City.

Ekipi i parë që ka siguruar gjysmëfinalen është Arsenal pas fitores së djeshme kundër Sunderland me rezultat te thellë 5:1. Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 20:45.