
COVID-19, shtyhet ndeshja Arsenal-Liverpool
Ndeshja midis Arsenalit dhe Liverpoolit në kuadër të Carabao Cup është shtyrë.
Lajmi është bërë i ditur nga 101 great goals në rrjetin social Twitter.
Arsyeja se përse kjo ndeshje është shtyrë është se shumica e pjesëtarëve të klubit të Liverpool kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Pos Arsenalit dhe Liverpoolit për këtë trofe po garojnë edhe Tottenham dhe Chelsea.
Ndeshja e parë në mes të Chelsea dhe Tottenham zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:45.
Ndeshjet gjysmëfinale të Carabao Cup zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.
Liverpool’s @Carabao_Cup semi final first leg vs Arsenal has been postponed. This is due to Covid-19, injuries and Afcon participation in the Liverpool squad. pic.twitter.com/YuSrqwHhnD
— 101 Great Goals (@101greatgoals) January 5, 2022