Basketboll, Prishtina triumfon ndaj Bashkimit

Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Bashkimit me rezultat 73:62, ndeshje e vlefshme për xhiron e 10-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çerekun e parë vendasit e nisën më mirë duke fituar me rezultat 22:17.

Prishtina vazhdoi me lojë të mirë edhe në 10 minutëshin e dytë duke e fituar me rezultat 22:16 për të shkuar në pushim me shifrat 44:33.

Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë duke fituar me rezultat 15:11.

10 minutëshin e dytë e fitoi Bashkimi me rezultat 14:18, por nuk i mjaftoi ta shmangte humbjen me rezultat 73:62.

Te Sigal Prishtina u dallua Wendell Mitchell me 10 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Immanuel King me 13 pikë e 10 kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse Bashkimi ka pesë fitore dhe pesë humbje.