Basketboll: Bashkimi triumfon ndaj Prishtinës

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 83-74, ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.

Çereku i parë ishte i zjarrtë, të cilën e fituan vendasit me epërsi minimale 21-20.

Në periudhën e dytë, vendasit janë bindshëm më të mirë, si në sulm, po ashtu edhe në mbrojtje, duke fituar këtë pjesë 25-12, për të shkuar në pushimin mes dy pjesëve me shifrat 46-32.

Çerekun e tretë e fitoi Prishtina me rezultt 13:23. 10 minutëshi i fundit i takoi vendasve duke e fitur me rezultat 24-19, duke e mbyllur ndeshjen 83-74.

Te Bashkimi u dalluan Musab Mala me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime dhe Julian Hamati me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina më të mirët në parket ishin Daniel Lekndreaj me 21 pikë e 11 kërcime, Fisnik Rugova me 17 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime dhe Arian Qallaku me 19 pikë.

Të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe pesë humbje.