Foto: KALLXO.COM

Bashkimi e mposht Prishtinën, kampioni përcaktohet të shtunën në Prizren (Foto)

KB Bashkimi ka arritur ta mposht Prishtinën në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë me rezultat 79-71.

Pas kësaj fitoreje prizrenaset e kanë barazuar rezultatin e ndeshjeve në 2-2.

Prishtina e nisi ndeshjen furishëm, duke i shënuar 10 pikë radhazi.

Por, vajzat nga Prizreni arritën të kthjellen shpejt dhe arritën që shënojnë në një seri prej 12 pikëve, duke e barazuar rezultatin në 12-12.

Megjithatë çereku i parë përfundoi me rezultat të barabartë 19/19.

Në çerekun e dytë të loja ishte e barabartë, por në sekondat e fundit shënoi Irma Konjusha një tre pikësh që ta çonte Prishtinën në epërsi prej dy pikëve,  44-42.

Çereku i tretë ishte më produktiv për Bashkimin dhe arritën ta fitojnë atë me 16-14, dhe me rezultat të përgjithshëm 58-58.

Çereku i katërt i takoi plotësisht Bashkimit, ku e fituan me rezultat të thellë 21-13, dhe në fund e fituan ndeshjen me epërsi prej tetë pikëve 79-71.

Si çdo herë basketbollistja më e mirë te Bashkimi ishte Danisha Shaw me 33 pikë.

Ndërsa te Prishtina me nga 16 pikë ishin Irma Konjusha dhe Ermeldina Shatri.

Ndeshja e pestë luhet të shtunën prej orës 19:00, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, e cila do ta përcaktojë kampionin e sezonit 2018/2019-të në Superligen e Kosovës në kategorinë e vajzave.