Basketboll: Fitore dramatike e Ponte Prizrenit ndaj Pejës

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës pas vazhdimeve me rezultat 112-111, duke barazuar serinë gjysmëfinale të play – off-it në 1-1.

Heroi i kësaj ndeshje ishte Divine Myles duke shënuar tre pikësh në sekondat e fundit të ndeshjes për t’ia dhuruar fitoren Pontes.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, por në fund vendasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 27-21. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, ku arritën epërsinë më të lartë, 53-33, kurse pjesa e parë përfundon 61-45.

Peja nuk dorëzohet dhe e nis fuqishëm periudhën e tretë, duke shkrirë epërsinë e vendasve në vetëm dy pikë, 79-77, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 84-79. 10 minutat e fundit ishin shumë dramatik dhe rezultati ishte i barabartë. Vetëm 43 sekonda nga fundi Myles shënon për 99:97, por Brandon Ëlaters nuk iu dridh dora dhe barazon shifrat, duke shkuar në vazhdime. Edhe në vazhdime ishte lojë shumë interesante. Dardan Berisha shënon dy gjuajtje të lira për 109-111, kur kishin mbetur vetëm edhe katër sekonda. E, në aksionin e fundit, Myles shënon për tre pikë dhe Ponte Prizreni fiton e feston.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 33 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, Këame Vaughn me 25 pikë e 9 kërcime, Landon Taliaferro me 28 pikë e 6 kërcime dhe Josh Martin me 15 pikë e 12 kërcime, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 43 pikë, Brandon Ëalters me 23 pikë e 11 kërcime, Aj Ëalton me 20 pikë, 10 kërcime e 13 asistime dhe Lis Shoshi me 10 pikë e 11 kërcime.

Dy ndeshjet e radhës do të zhvillohen në Pejë, derisa skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe.