Basketboll: Drilon Hajrizi kthehet te Trepça

Basketbollisti i njohur kosovar Drilon Hajrizi është transferuar te skuadra mitrovicase Trepça.

Vet basketbollisti Drilon Hajrizi ka njoftuar se iu është bashkuar skuadrës së Trepçës.

Drilon Hajrizi deri tani ishte pjesë e skuadrës së Pejës.

“Minatori është foleja ime. Trepça është fryma ime. Torcida është zemra ime. Krejt këto janë vetja ime. Unë po i kthehem vetës sime. Si lojtar profesionist, largimi ishte i pashamgshëm. Si Drilon, e ndjej të nevojshme t’iu kërkoj falje për mungesën”, ka shkruar Drilon Hajrizi.