Ballkani triumfon ndaj Llapit falë golave të Ermal Krasniqit

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Llapit në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 13’ me golin e sulmuesit Ermal Krasniqit pas një asistimi të bukur nga Edvin Kuç.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë filloi me 30 minuta vonesë për shkak të largimit të tifozëve nga tribunat.

Llapit iu vështirësuan punët pas minutës së 73’ pasi mesfushori Arbnor Ramadani u ndëshkua me karton të kuq.

Krejt në fund të takimit Ermal Krasniqi shënoi për 2-0.

Pas kësaj fitoreje Ballkani mbetet në vendin e parë me 11 pikë.

Kurse, Llapi mbetet në vendin e nëntë me vetëm dy pikë, duke e pësuar humbjen e tretë radhazi.