Llapi me akuza për Ballkanin: Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi

Pjesa e parë mes Ballkanit dhe Llapit është mbyllur me tensione të mëdha.

Skuadra e Ballkanit është duke fituar me rezultat 1-0, ndaj Llapit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Superligën e Kosovës.

Në minutën e 32-të të ndeshjes u tensionua loja pas një ndërhyrje të ashpër të Kushtrimit Gashit ndaj Arbnor Ramadanit.

Në kacafytje u përfshinë futbollistë dhe zyrtarët e të dy skuadrave.

Gjyqtari i ndeshjes, Besfort Kasumi ndëshkoi me karton të kuq Ahmed Januzin dhe Kushtrim Gashin.

Skuadra e Llapit, ka akuzuar Ballkanin se nuk po e dinë a janë duke luajtur në Suharekë apo në Serbi, përmes faqes zyrtare të klubit.

KËTU MUND TË SHIHNI MOMENTIN E KACAFYTJES.