Ballkani fiton ndaj Llapit

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 4-2, ndaj Llapit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 13-të në Superligë.

Djelmoshat e Ismet Munishit, e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 12’, me Nazmi Gripshin.

Ermal Krasniqi në minutën e 24’, e dyfishoi epërsinë.

Ishte përsëri Gripshi që shënoi për 3-0, në minutën e 38’.

Mirlind Daku e mbylli pjesën e parë fantastike për suharekasit duke shënuar për 4-0, në minutën e 44’.

Llapi u kthye në lojë duke e ngushtuar epërsinë në minutën e 52’, me Elvis Prencin.

Ahmed Januzaj shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-2.

Pas kësja fitoreje Ballkani mbetet në vendin e parë me 29 pikë, me një ndeshje më pak se Drita që pozicionohet në vendin  dytë me 26 pikë.

Kurse, Llapi mbetet në vendin e nëntë me 8 pikë.