Ballkani triumfon ndaj Llapit mes polemikave dhe kacafytjeve

Ballkani e ka fituar derbin e xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës ndaj Llapit me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje u mbyll me polemika e kacafytje të mëdha që ndodhën në pjesën e parë.

Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 30’ pas asistimit të Armend Thaqit.

Në minutën e 32’ të ndeshjes u tensionua ndeshja pas ndërhyrjes së Arbnor Ramadanit ndaj Kushtrim Gashit.

Pas kësaj ndërhyrje u përfshinë futbollistët dhe zyrtarët e të dy skuadrave në kacafytje dhe polemika të shumta.

Gjyqtari i ndeshjes, Besfort Kasumi ndëshkoi me karton të kuq Ahmed Januzin dhe Kushtrim Gashin.

Skuadra e Llapit, ka akuzuar Ballkanin se nuk po e dinë a janë duke luajtur në Suharekë apo në Serbi, përmes faqes zyrtare të klubit.

KËTU MUND TË SHIHNI MOMENTIN E KACAFYTJES.

Në pjesën e dytë Valmir Veliu i Llapit e kishte mundësinë më të mirë për ta barazuar rezultatin duke e goditur shtyllën pingule në minutën e 70’.

Llapi mbeti me 8 lojtarë në fushë, pasi në fundin e takimit Elvis Prençi u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin ep arë me 67 pikë.

Kurse, Llapi në vendin e pestë me 39 pikë.