Arbëria fiton me lehtësi ndaj Besës

Arbëria ka shënuar fitore të lehtë ndaj Besës së Pejës, me rezultat 0-3, në kuadër të xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Marclei Santos i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 8’.

Për 0-2, shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 33’.

Sulmuesi anësor Almir Kryeziu i dha fund çështjes së fituesit në minutën e 47’ duke shënuar për 0-3.

Pas kësaj fitoreje Arbëria mbetet në vendin e gjashtë me 25 pikë.

Kurse, Besa në vendin e fundit me shtatë pikë.

Në xhiron e ardhshme Arbëria luan ndaj Feronikelit.

Kurse, Besa do të takohet me Dritën.