Zogaj: Azem Syla nuk po i Ik Drejtësisë

“Vendimi i tij për dorëheqje të deputetit a nuk flet mjaft për gatishmërinë e tij për të qenë i barabartë para drejtësisë si secili qytetar i Kosovës,” tha Zogaj në kohën për deklarime jashtë vendit të ditës në Kuvend.

Ai arrestimet dhe bastisjet kur u kërkua edhe Syla i quajti “spektakël të paarsyeshëm dhe të trishtueshëm”.

Zogaj fajësoi portalet për akuza të pabazuara ndaj Sylës.

“Një person që ishte i gatshëm të vdes për Kosovën na shndërruan në zhvatës, kriminel, vrasës etj,” tha Zogaj.

Ai parashikoi se Syla do të shpallet i pafajshëm.

“Pas këtyre akuzave Azem Syla do të shpallet i pafajshëm. Kush do të mbajë përgjegjësinë për shqetësimet e familjes së Azem Sylës. Ju e akuzuat në mënyrën më të keqe të mundshme,” përfundoi Zogaj.

KALLXO.com shkroi sot se Azem Syla pritet t’u dorëzohet organeve të rendit.