Zgjidhen Dy Anëtarë të KPM-së

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës janë zgjedhur dy anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë, të cilët kanë pasur të drejtë të votojnë për nga dy kandidatë.

Kështu, pas numërimit të votave doli se katër vota janë shpallur të pavlefshme, 47 vota ka marrë kandidati Abit Hoxha, 42 Anita Morina, 13 Venera Buqaj dhe 41 Diar Xani.

Prandaj, në bazë të këtij rezultati del se Abit Hoxha dhe Anita Morina-Saraqi janë zgjedhur anëtarë të KPM-së me mandat 2-vjeçar.