Xhudo: Edhe Dy Medalje për Kosovën

Pas xhudistëve Flaka Loxhës e Erza Muminoviqit që dje fituan medalje të argjendtë në Kupën Europiane për juniorë në Sarajevë xhudistët kosovarë sot kanë rrëmbyer edhe dy medalje të tjera në këtë garë.

Shpat Zeka ka rrëmbyer të artën në kategorinë 100 kilogramë, e Laura Fazliu mori të bronztën në kategorinë deri 63 kilogramë.

Xhudisti Shpat Zeka në garë për të artën e mposhti polakun Iwo Baraniewski, përderisa Laura Fazliu në luftë për medalje të bronztë e mposhti xhudisten nga Mali i Zi, Mirjana Milic.

Pas medaljeve të fituara trajneri Driton Kuka tha se Kosova me gjah të plotë ka fituar katër medalje për Kosovën.

“Shpat Zeka i artë kategoria 100 kg! Laura e bronztë kategoria 63 kg! Kupa Europiane për junior në Sarajevë si kurrë më parë! Kosova me gjah të plotë plot katër medalje me katër garues nga Bosnja për shtetin tonë. Familjet e juaja, klubin e juaj, mbarë kombin shqiptar po e bëni krenar e më së shumti mua që po ma shpaguani çdo sekondë të punës me ju! Bravo Shpat, Flaka, Erza e Laura! Bravo e madhe për asistent Tosin”, ka shkruar Driton Kuka./21Media