FOTO: KALLXO.com

VV: Bisedimet e Thaçit me Vuçiqin Ofendim për Viktimat e Luftës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi në nivel presidentësh, duke thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po i nënshtrohet Serbisë pa kushte.

Në një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël duke përmendur edhe këtë dialog.

“Thaçi po negocion me Vuçiqin mbi trupat e tyre’ thuhet në pankartën me fotografitë e viktimave.

Albana Fetoshi, aktiviste e VV-së tha se kanë dalë për të kundërshtuar ‘nënshtrimin e shtetit’.

“Sot kujtojmë masakrën e Krushës së vogël dhe kemi dal që këtë t’ia përkujtojmë edhe Presidentit i cili me një entuziazën të pa shoq merr pjesë në negociata pa vendosur asnje kusht per Serbinë. Ai duhet të kërkoj zbardhjen e fatit të të pagjeturve e jo të darkoj me Vuçiqin. Ky president nuk po e mbron shtetin e Kosovës nga Serbia por po i nënshtrohet Serbisë. Ne nuk keni nevojë për një shtet të nënshtruar. Sot po i perkujtojmë dëshmorët me krenari por me një brengë të madhe”, tha Fetoshi.

KALLXO.com ka raportuar për takimet e dy Presidentëve.

http://kallxo.com/thaci-e-vuciq-takohen-javen-e-ardhshme-ne-bruksel/