Vrasja e 27 vjeçarit në Prishtinë, i dyshuari sot del para Gjykatës

26 vjeçari i dyshuar për vrasjen e para dy ditëve në Prishtinë pritet që sot të dalë para Gjykatës dhe të përballët me kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

KALLXO.com mëson se seanca dëgjimore ndaj tij pritet të fillojë në ora 14 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Të mërkurën rreth orës 11 e 45 në qendër të Prishtinës mbeti i vrarë 27 vjeçari me inicialet A.J.

Dorasi dyshohet të jetë B.Sh. KALLXO.com, njoftoi se Prokuroria e kishte identifikuar të dyshuarin e vrasjes së 27 vjeçarit.

 

https://kallxo.com/prokuroria-identifikoi-te-dyshuarin-per-vrasjen-ne-prishtine/

 

Ngjarja kishte ndodhur pasi viktima A.J. kishte sulmuar djalin e tanimë të dyshuarit kryesor për vrasjen, B.Sh.

A.J. para se të vritej e kishte telefonuar Policinë e Kosovës përmes linjës emergjente 192, për të paraqitur shqetësimet e tij rreth një problematike e cila ka rezultuar me mosmarrëveshjeje, në mes tij dhe mikut të tij.

Pas paraqitjes së rastit viktima ishte udhëzuar nga policia që të paraqitej nga në një stacion në stacionin tjetër policor.

 

https://kallxo.com/si-e-endi-policia-stacion-me-stacion-te-riun-qe-u-vra-dje-ne-prishtine/

.