“Uncle Ismet” - Deputeti Ismet Beqiri “voton” për zgjedhjet në ShBA në pritjen e organizuar nga Ambasada amerikane – Foto: KALLXO.com

‘Votuesit’ në Kosovë Zgjodhën Presidentin e ShBA-së

Në pritjen e organizuar nga Ambasada amerikane me rastin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të pranishmit janë ftuar të votojnë për kandidatin e tyre “të preferuar”.

Në kuti të votimit janë hedhur gjithsej 163 vota. Prej tyre, Hillary Clinton ka marrë 130, Donald Trump 25, të tjerët 8.

E kthyer në përqindje, për kandidaten demokrate kanë votuar 80 për qind e votuesve të kësaj mbrëmje, për atë republikan 15 për qind dhe 5 për qind për të tjerët.

Në votim kanë marrë pjesë të pranishmit e mbrëmjes së organizuar nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë. Në mesin e tyre kishte  ish-presidentë, udhëheqës institucionesh vendore, politikanë, drejtues të misioneve ndërkombëtare, gazetarë e përfaqësues të organizatave të ndryshme.

Në mesnatë, ambasadori Greg Delawie e ka shpallur të mbyllur pritjen dhe ka njoftuar se rezultatet e para reale të zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit në ShBA do të bëhen publike në orët e mëngjesit të ditës së sotme sipas kohës evropiane.

http://kallxo.com/shba-zgjedh-presidentin-e-ri/