Video e re nga aksidenti i rëndë në Gjilan

19:58

Një video e re ka dalë nga aksidenti sot në Gjilan.

Në këtë video të postuar nga Radio Star Gjilan shihet në një kënd tjetër  mënyrën se si kamioni lëviz dhe dëmton veturat përpara.

KALLXO.com ka siguruar një video ku shihet lëvizja e kamionit që shkaktoi një aksident masiv sot në Gjilan.

Kamioni që po transportonte ujë shihet se është në shpejtësi të madhe dhe më pas përplaset tek rrethrrotullimi në qendër të qytetit.

Qyteti i Gjilanit është përballur me një aksident të rëndë sot gjatë ditës.

Një kamion ka goditur disa vetura, një traktor, shtylla elektrike e pemë.

KALLXO.com do të iu mbajë të informuar për rastin në Gjilan.