Vdes një shtetas austriak në një hotel në Prishtinë

Një burrë me shtetësi austriake është gjetur i vdekur në një hotel në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, e cila ka thënë se në stacionin policor të Graçanicës është iniciuar një rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë- Shkup. Vdekjen e viktimës mashkull shtetas austriak, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.”