Therje me thikë në Prizren

Një person është therur me thikë në Rrugën “E Jonit” në Prizren.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 22:32, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ka sulmuar fizikisht viktimën duke e therur me thikë.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të therjeve.