Gjykata në Suharekë | Foto: KALLXO.com

Tenton Vetëvrasjen në Gjykatë

65 vjeçari tentoi të pijë detergjent për pastrim dhe dezinfektim të llojit “Domestos” në korridorin e Gjykatës në Suharekë, por u pengua nga punëtori i sigurimit të gjykatës Sejdi Demiraj.

Demiraj tregoi për KALLXO.com se ia mori nga dora paketimin e detergjentit të moshuarit kur e kuptoi se ai dëshironte ta pinte atë.

Sipas Demirajt, 65 vjeçari ndërmori vetëvrasjen në tentativë në lidhje me një rast të vitit 2014 në gjykatë për të cilin u interesua.

Por 65 vjeçari tentoi ta përsërisë veprimin e njëjtë edhe para Komunës së Suharekës, pasi bleu një paketim tjetër të “Domestos”-it.

Edhe këtë herë u pengua nga policët Blerim Kuçi e Rafet Bytyçi të cilët si punonjësi i gjykatës ia morën nga dora detergjentin e lëngshëm që tentonte ta pinte.

Polici Rafet Bytyqi tregoi për KALLXO.com se e shoqëroi 65 vjeçarin në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku ai mori trajtim mjekësor dhe pastaj u lëshua në shtëpi.